Site icon Telegrafi

Gent Begolli largon mbi 25 deponi ilegale të mbeturinave në Prishtinë (Foto)

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, komuna e Prishtinës ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për të larguar mbi 25 deponi ilegale të mbeturinave.

Këto aktivitete janë realizuar në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, kompani private të cilat kanë shprehur gatishmërinë për të pastruar kryeqytetin që të duket sa më pastër si dhe qytetarë të shumtë, të cilët me punë vullnetare pastruan shumë pjesë të Prishtinës.

Drejtori i Shërbimeve Publikë në komunën e Prishtinës, Gent Begolli, ka thënë tha se Komuna me anë të disa aktiviteteve që ka ndërmarrë sot për pastrimin e Kosovës, do të largojë mbi 25 deponi dhe në vend të tyre do të mbjell fidanë dhe do të vendos shtylla antiparking.

“Është bërë një strategji nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, që t’i largojmë të gjitha deponitë ilegale dhe të mbjellim fidanë. Në disa pjesë të tjera nuk do të lejojmë të gjuajnë mbeturina, por do t’i vendosim shtyllat ‘Anti-park”, ka thënë Begolli.

Aktivitete të ngjashme për Ditën e Tokës komuna e Prishtinës sot ka ndërmarrë edhe në Zonën industriale, te Pallati i Drejtësisë (fshati Hajvali”, në lagjet Tauk Bashqe, Taslixhe, Tophane, rrugën “Qemajl Stafa”, në fshatin Shkabaj, në rrugën “Dëshmorët e Marevcit”, në fshatrat Bërnicë e Ulët, Bërnicë e Epërme dhe Bardhosh, në rrugën “Haxhi Zeka”, në lagjen “Përroi i njelmët” dhe në deponinë e panaireve në Shkabaj, në rrugën”Shpëtim Robaj”.

“Deri në verë mendojmë të largojmë të gjitha deponitë ilegale ne Komunën e Prishtinës”, ka thënë Begolli për Telegrafin.

Për më shumë, shikojini fotot nga aksioni i sotshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version