Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka kapur gjithsej 27 qentë endacakë, të cilët tashmë janë transportuar në Strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe strehim.
Në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës janë bërë publike edhe zonat ku janë kapur qentë endacakë.
Ndarja sipas zonave: Parku i qytetit: 1, Xhamia e Llapit: 4, Emshir: 4, Ulpiana: 3, Zonat afër sheshit: 4, Sheshi: 1, Katedralja: 1, Biblioteka: 1, Lagjia e Spitalit: 2, Shkolla Fillore “Hilmi Rakovica”: 6.
Komuna e Prishtinës shton tutje se po vazhdon përkushtimin për një qytet më të sigurt dhe një menaxhim të përgjegjshëm të qenve endacakë./Telegrafi/