Komuna e Prishtinës ka filluar që të jap vërtetime për qytetarët të cilët kanë qenë të diagnostikuar me coronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nëpërmjet një shkrimi në Facebook.
“Me vendim të Nënkryetarit të Prishtinës, z. Muhedin Nushi, kemi filluar dhënien e vërtetimeve për qytetarët të cilët kanë qenë të diagnostikuar me COVID–19”, shkruan Ahmeti.
Në njoftim bëhet e ditur se vërtetimi vlen për personat të cilët kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19 180 ditët e fundit para publikimit të këtij njoftimi.
Vërtetimi mund të merret në objektin e ri të Komunës së Prishtinës, në Arbëri.
Ndërkohë që komuna nuk merr përgjegjësi nëse emri juaj nuk figuron në listën zyrtare të dërguar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). /Telegrafi/