Site icon Telegrafi

Komuna e Prishtinës fillon me ofrimin e shujtave të ngrohta për personat në nevojë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se prej të premtes, 28 dhjetor fillon zbatimi i shujtës së ngrohtë për personat në nevojë – Kuzhina Popullore.

“Çdo mbrëmje, duke filluar në ora 18:00, kuzhina lëvizëse popullore do të jetë në lagje të caktuara të Prishtinës për të ofruar shujta të ngrohta për të gjithë ata që kanë nevojë. Në bashkëpunim me shkollat do të bëhemi bashkë për mirëqenie e solidaritet. Ky është program i ri dhe synimi është që përveç kuzhinës lëvizëse, të kemi edhe disa lokacione të përhershme”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se një gjë e tillë do të fillojë këtë të premte – 28 dhjetor në ora 18:00 – Shkolla Dardania, si dhe 29 dhjetor në ora 18:00 – Shkolla Zenel Hajdini.

“Ftojmë qytetarët e bizneset që të na bashkëngjiten për të shtuar mirëqenien dhe solidaritetin në shoqërinë tonë. Pas këtyre datave do ta kemi orarin e përhershëm për ta ditur të gjithë”, ka shkruar tutje Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version