Telegrafi

Komuna e Prishtinës e fiton çmimin “ICT Awards” për shërbimet publike

Mbrëmë, në ambientet e Hotelit Sheraton në Tiranë, u ndanë çmimet ” Albanian ICT Awards”, për të arritura në teknologjinë informative dhe kompjuterike.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të Komunës së Prishtinës, në kategorinë “Shërbimet Publike”, çmimin e parë e fitoi Komuna e Prishtinës, për implementimin e E-Kioskut, shërbim digjital për nxjerrjen e dokumenteve personale.

“Në emër të Komunës së Prishtinës, këtë çmim e pranoi Muhedin Nushi, Drejtor i Administratës Publike në Komunën e Prishtinës, i cili njëherësh është edhe ideatori i E-Kioskut”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/