Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp dhe Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti nënshkruajnë sot një Memorandum Mirëkuptimi për nismën e re të USAID-it e cila ka për qëllim të ngrisë shkallën e transparencës dhe llogaridhënies në prokurimin publik në Kosovë.
Iniciativa e USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse është një aktivitet pesëvjeçar i cili do të përmirësojë transparencën e prokurimit komunal përmes një procesi të ri të e-prokurimit.
Sipas njoftimit për media, ky aktivitet do të sigurojë monitorim dhe trajnim në Prishtinë dhe katër komuna tjera me qëllim të instituimit të sistemeve të cilat do të avancojnë mënyrën e llogaridhënies për fondet publike dhe shpenzimet.
Përveç kësaj, aktivitetit Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse do të sigurojë trajnim themelor nga i tërë cikli “fund e krye” i prokurimit për të gjithë 38 zyrtarët komunal të prokurimit, si dhe stërvitje nga bashkëpunimi i duhur me partnerët komunal për të avancuar paanshmërinë, transparencën dhe mbikqyrjen e prokurimit.
Nënshkrimi i marrëveshjes bëhet sot në orën 11:00. /Telegrafi/