Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka demantuar lajmin e publikuar sot në disa portale, lidhur me një varg dorëheqjesh në këtë komunë.
“Komuna e Prishtinës demanton lajmin e përhapur për një varg dorëheqjesh si rrjedhojë e zgjedhjeve të 11 qershorit.
KQZ ka kërkuar nga kryetarët e komunave dhe asamblistët që të deklarohen se cilin pozicion do të mbajnë, por jo edhe nga drejtorët dhe personat e tjerë të emëruar
Për këtë arsye, lajmi i publikuar për dorëheqjen e 4 zyrtarëve komunalë është i pavërtetë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/