Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim vendimin që buxheti i mbetur i vitit 2015 të bartet në buxhetin e këtij viti.
Po ashtu është miratuar edhe propozimi i asamblistit të PDK-së Lirak Çelaj që 85 mijë euro t’i barten kompanisë “Marketing Sport” që merret me menaxhimin e pishinës së Gërmisë.
Lidhur me këtë raport ka pasur vërejtje nga asamblisti i LDK-së Agim Gashi sipas të cilit ky raport për buxhetin do të duhej të ishte më i detajuar.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës.