Telegrafi

Komuna e Prishtinës bën thirrje për mos djegien e kontejnerëve

Komuna e Prishtinës iu bën thirrje bizneseve dhe amvisërive që mbetjet e djegieve (hirin), të mos i hedhin në kontejnerët e plastikës, për shkak të dëmeve që po i shkaktojnë në vazhdimësi.

Mbetjet e djegieve, vetëm pasi të ftohen, duhet të hedhen në thasë të plastikës dhe të vendosen pranë kontejnerëve. Kompania “Pastrimi”, do ta bëjë largimin e tyre.

Djegia e kontejnerëve përveç që po shkakton dëme materiale, paraqet rrezik edhe për mjedisin përreth.

Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të mbikëqyrin këtë proces, dhe kudo që e identifikojnë shkaktarin do të shqiptojnë gjoba. /Telegrafi/