Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar gjatë ditës së sotme për shkak të motit të ligë.
Në apelin e komunës thuhet se “nëse mundeni, kufizojini lëvizjet në këmbë meqë parashikohet stuhi me shi dhe breshër”.
Tutje, komunat ja rikujtuar disa këshilla të dhëna nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për të evituar rrezikun.
“Mos qëndroni pranë pemëve, shtyllave të telefonit apo flamujve. Distanca e sigurt nga objektet e larta është dyfishi i lartësisë së objektit”.
“Gjatë stuhisë me vetëtima, mos përdorni ombrellë, qëndroni larg gardheve me tela, pajisjeve me tela për tharjen e rrobave dhe objekteve të tjera metalike”.
“Gjatë stuhisë me vetëtima, qëndroni larg pajisjeve elektronike, kanaleve të ngrohjes, radiatorëve dhe hidraulikës. Hiqni nga priza pajisjet kryesore elektrike”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/