Site icon Telegrafi

Komuna e Prishtinës me aksion për t’i dalë në ndihmë Ukrainës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në bashkëpunim me KFOR-in ukrainas, ka ndërmarrë aksionin për të ofruar ndihmë për qytetarët e Ukrainës.

Sipas njoftimit, të gjithë qytetarët e Prishtinës, vullnetarisht mund të kontribuojnë duke zgjedhur një apo disa nga produktet e listuara, të cilat mund të dorëzohen në një nga 18 bashkësitë lokale të Kryeqytetit.

Produktet mund të dorëzohen çdo ditë, duke filluar nga dita e hënë, me datë 1 gusht 2022, deri të enjten, me datë 4 gusht 2022.

Veshje të përdorura
• Veshje verore dhe dimërore për burra, gra, fëmijë dhe foshnje duke përfshirë këpucë, xhaketa, kapele, shall dhe doreza

Produkte të higjienës personale
• Pastë dhëmbësh dhe furça dhëmbësh
• Produkte sanitare për gra
• Sapunë dhe shampoo
• Produkte të rruarjes dhe deodorant

Gjëra shtëpiake
• Jastëkë, jorganë, çarçafë, mbulesa të jastëkëve, batanije dhe peshqirë
• Tenxhere, tiganë, kazanë, gota dhe pjata

Ushqime të konzervuara
(me të paktën 6 muaj të mbetur nga data e skadencës)
• Makarona
• Biskota të thata dhe supë pluhur
• Peshk (sardele, ton), gulash, pashtetë

Produkte për kujdesin e fëmijëve
• Pampers, peceta për fëmijë, pudër për fëmijë dhe krem për fëmijë
• Karroca për fëmijë dhe mbajtëse për fëmijë

Pajisje shkollore
• Stilolapsa, lapsa, lapsa me ngjyra, goma, vizore dhe fletore

Lodra për fëmijë
• Arusha, kukulla, makina, etj.
• Topa sporti, lojëra tavoline, libra për ngjyrosje, etj.

Exit mobile version