Site icon Telegrafi

Komuna e Podujevës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, do të ndërtohen pesë shtëpi

Të enjten kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe Halil Kastrati nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e pesë shtëpive për familjet skamnore në Podujevë.

Në këtë marrëveshje të bashkëpunimit, komuna ndan nga 10 mijë euro për shtëpi, kurse shoqata “Jetimat e Ballkanit” nga 20 mijë euro, transmeton Telegrafi.

Halil Kastrati dhe Shpejtim Bulliqi

Përmes një njoftimi të bërë në Facebook, kryetari i Podujevës është shprehur se për këtë memorandum janë pajtuar më parë dhe se tashmë është bërë përzgjedhja e atyre që kanë përfituar nga kjo nismë.

Tutje në njoftim thuhet se njëra nga familjet përfituese është nga komuniteti ashkali.

“Meqenëse ishim pajtuar më herët për këtë memorandum, komisioni i përbashkët i Komunës dhe Shoqatës ka bërë përzgjedhjen e familjeve skamnore, ndërsa sot ne iu kemi kumtuar lajmin këtyre familjeve për ndërtimin e shtëpive (njëra nga to është nga komuniteti ashkali)”, thuhet në njoftim.

Përveç vizitave te familjet përfituese ata kanë vizituar edhe Qendrën Rezidenciale e cila është duke u ndërtuar. /Telegrafi/

Exit mobile version