Telegrafi

Komuna e Pejës shpalli më të mirët e vitit 2023

Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka organizuar ceremoninë zyrtare për shpalljen e sportistit të vitit 2023, në Komunën e Pejës.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën  e Pejës, Xhenet Syka i përshëndeti të pranishmit të cilëve, ju uroj mirëseardhje në ngjarjen më kulminante sportive, ku do të prezantohen sukseset e shumta të sportistëve tanë.

Sportisti më i mirë i vitit është zgjedhur xhudisti Akil Gjakova, ndërsa sportistja më e mirë Distria Krasniqi.

Përveç tyre, u nderuan edhe sportistët në perspektiv, si dhe klubnet më të mira dhe u ndanë edhe çmime tjera.

SPORTISTËT E NOMINUAR PËR VITIN 2023:

– POST – MORTEM – FETAH MUSA

Për angazhim jetësor në zhvillimin e sportit, kulturës, arsimit, bjeshkatarisë dhe turizmit të qëndrueshëm në Komunën e Pejës.

– PUNËTORI SPORTIV – HAMZA GJUKA

Trajner i KHF “Besa” për zhvillimin dhe aktivizimin e klubit të hendbollit të vajzave në Pejë dhe masovizimin e sportit në konkurrencën e vajzave.

– REFERI I DALLUAR – FATMIR SALIHAJ

Klubi i xhudos “Ippon”- Refer kombëtar dhe ndërkombëtar i certifikuar nga Federata Evropiane e Xhudos.

– REFERE E DALLUAR – ADEA BERISHA

Klubi i boksit “AP Peja” e vetmja refere ndërkombëtare e boksit në Kosovë.

– REFERI I VITIT – ALI VOKSHI

Karate, refer i licencuar botëror në KATA dhe KUMITE. Referoi në Kampionatin Evropian Qipro. Premierë League Rabat, Young Legue Poreq etj.

KLUBET E DALLUARA:

– KLUBI I BASKETBOLLIT – “PEJA”

Për sukseset dhe rezultatet në garat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kampion i Kosovës në vitin 2023.

– KLUBI I HENDBOLLIT “BESA FAMGAS”

Kampion i Kosovës dhe fitues i Superkupës së Kosovës.

– KLUBI I VOLEJBOLLIT “PEJA”

Kampion i Kosovës dhe fitues i Superkupës së Kosovës.

– KLUBI I VITIT – KLUBI I XHUDOS “IPPON”

Për sukseset dhe rezultatet ekipore dhe individuale në garat kombëtare dhe ndërkombëtare të xhudos.

– TRAJNERI I VITIT – DRITON KUKA

Është trajneri më i suksesshëm shqiptar në botë. Me klubin e xhudos “Ippon” ka nxjerr kampion olimpik, kampionë botërorë e evropianë, medaliste të arta olimpike duke arritur në majat e suksesit botëror.

Kryemjeshtri i sportit shqiptar dhe jo vetëm!

SPORTISTËT MË ME PERSPEKTIVË:

– ADIS SHABOTIÇ

Klubi i atletikës “Envernele”

Fitues i shtatë medaljeve në atletikë në 400 m, 800 m, 1500 m dhe stafetë 4 x 100 m.

– ANIL VOKSHI

Klubi i karatesë “Peja”, fitues i medaljeve kombëtare dhe ndërkombëtare në karate.

– AJAN SELIMAJ

Klubi i tenisit “Peja”, talent premtues me perspektivë në të ardhmen.

– ARI KRASNIQI

Klubi i boksit “AP PEJA”.

Kampion i Kosovës në U – 16.

– ARMIN BADEMOVIQ

Klubi i karatesë “Arena”.

Fitues i medaljeve kombëtare në karate.

– BLIN KUKA

Klubi i xhudos “Ippon”.

Talent premtues me perspektivë në të ardhmen.

– DONIKA DEMAJ

Klubi i pingpongut “Peja”.

Talente premtuese me perspektivë në të  ardhmen.

– GRISELA KELMENDI

Klubi i volejbollit “Peja”.

Talente premtuese me perspektivë në të ardhmen.

– ELOD GRUDA

Klubi i futbollit “Olti”.

Talent premtues me perspektivë në të ardhmen.

– JON BLAKAJ

Shkolla e basketbollit “Pressing”.

Talent premtues me perspektivë në të ardhmen.

– JONA KRASNIQI

Klubi i volejbollit “Suti Sport”.

Talente premtuese me perspektivë në të ardhmen.

– KLARA SEFAJ

Klubi i skitarisë “Borea”.

Talente premtuese, me perspektivë në të ardhmen.

– LENA GOQAJ

Klubi i basketbollit “Penza”.

Talente premtuese, me perspektivë në të ardhmen.

– LEKË PRELVUKAJ

Klubi i volejbollit “Peja”.

Talent premtues, me perspektivë në të ardhmen.

– OLTA VISHAJ

Klubi i pingpongut “Besa”.

Talente premtuese, me perspektivë në të ardhmen.

– OLSI MULAJ

Klubi i hendbollit “Besa Famgas”.

Talent premtues, me perspektivë në të ardhmen.

-SIDORELA DODAJ

Klubi i xhudos “Ippon”.

Talente premtuese me perspektivë në të ardhmen.

– ELSA SHALA

Klubi i basketbollit “Peja”.

Talente premtuese me perspektivë në të ardhmen.

SPORTISTËT E DALLUAR:

– Aja BROQI

Klubi i tenisit “Peja”.

Kampione e Kosovës, në konkurrencën individuale dhe ekipore. Anëtare e Përfaqësueses së Kosovës.

– ARBI PUPOVCI

Klubi i skitarisë “Alpi”.

Kampion i Kosovës, fitues i normës olimpike në kategorinë Sllallom.

– ARIAN QALLAKU

Klubi i basketbollit “Peja”.

Për kontributin e dhënë në fitimin e titullit të kampionit. Anëtar i Përfaqësueses së Kosovës.

– ARBIOS MUSHKOLAJ

Klubi i hendbollit “Besa Famgas”.

Golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës dhe reprezentues në Përfaqësuesen e Kosovës.

– ELTON IDRIZAJ

Klubi i futbollit “Rilindja 1974”.

Për kontributin e dhënë në rezultatet e arritura nga klubi i futbollit “Rilindja 1974”.

– GRESA BAKRAQI

Klubi i atletikës “Besa”.

Kampione e Kosovës në atletikë, fituese e shumë garave ndërkombëtare.

– KALTRIM BERISHA

Klubi i volejbollit “Peja”.

Për sukseset e arritura me klubin në garat vendore.

– VANESA BOJKU

Klubi i basketbollit “Penza”.

Për sukseset e arritura me klubin në garat vendore dhe ndërkombëtare, po ashtu është zgjedhur në 5-shën më të mirë të Kosovës në basketboll.

– NORA GJAKOVA

Klubi i xhudos “Ippon”.

Vendi i tretë në Kampionatin Evropian.

– LAURA FAZLIU

Klubi i xhudos “Ippon”.

Vendi i tretë në Kampionatin Evropian.

– LORIANA KUKA

Klubi i xhudos “Ippon”.

Kampione ballkanike në xhudo.

– FATJONA KASAPI

Klubi i xhudos “Ippon”.

Medaliste evropiane dhe kampione ballkanike.

– FLAKA LOXHA

Klubi i xhudos “Ippon”.

Kampione ballkanike në xhudo.

– DARDAN CENA

Klubi i xhudos “Ippon”.

Vendi i tretë në evropian.

– DION SHARAPOLLI

Klubi i xhudos “Ippon”.

Kampion ballkanik në xhudo.

– SHPAT ZEKA

Klubi i xhudos “Ippon”. Kampion ballkanik në xhudo.

SPORTIST I DALLUAR NË DIASPORË:

– DIELLI VRANOCI

Boksier profesionist. Sportist, i cili promovon qytetin e Pejës në diasporë.

SPORTISTJA E VITIT 2023 – DISTRIA KRASNIQI

Klubi i xhudos “Ippon”. Nënkampione evropiane. Xhudistja, e cila e përfundoj vitin në vendin e parë në kategorinë 52 kg në ranglistën e IJF.

SPORTISTI I VITIT 2023 – AKIL GJAKOVA

Klubi i xhudos “Ippon”. Kampion evropian në xhudo, Prishtina 2023.

/Telegrafi/