Përmes IPA fondeve, komuna e Pehçevës do të punojë në projektin ”Platforma për turizëm festivalesh ndërkufitare, në sferë e traditës dhe kulturës – Folklor”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për projekt me vlerë prej 460.974 euro, kurse do të shfryrëzohen mjetet e thirrjes së parë të IPA fondeve, për bashkëpunim ndërkufitar në mes të Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Projekti përfshin ndërtimin e një qendre informative në komunën e Pehçevës, blerjen e një skene montazh dhe pajisje për mbajtje të festivaleve dhe aktiviteteve tjera në komunë./Telegrafi/