Site icon Telegrafi

Komuna e Pehçevës përpilon plan strategjik për përfshirje sociale të të rinjve dhe grave

Komuna e Pehçevës është duke përpiluar një strategji për të rinjtë dhe gratë në kuadër të projektit Platforma aktive maqedonase për përfshirje sociale – PAMPS, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo platformë mbështetet nga Bashkimi Evropian, përmes IPA fondeve për zhvillim të burimeve njerëzore. Partner lokal i projektit është Organizata e grave të komunës së Pehçevës.

Në përpunimin e dokumentit strategjik janë përfshirë të gjithë veprimtarët aktiv që do ta përpilojnë Platformën lokale aktive për përfshirje sociale të të rinjve dhe grave të komunës së Pehçevës që do të paraqesë pikënisje për punën e vazhdueshme, krijimin e bazës për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe zhvillim të dialogut./Telegrafi/

Exit mobile version