Komuna e Obiliqit ka rregulluar problemin me ndriçim publik, për të cilin ishin ankuar qytetarët.
Platforma “Ndreqe.com” njofton se ky problem është rregulluar pas ankesave nga qytetarët, transmeton Telegrafi.
“Problemi i raportuar nga qytetarët e Komunës së Obiliqit për ndriçim publik në www.ndreqe.com është sanuar nga Komuna. Vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në komunitetin tuaj”.
Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë për probleme të ndryshme në platformën “Ndreqe.com”, ku më pas po reagojnë edhe komunat në rregullimin e problemeve. /Telegrafi/