Site icon Telegrafi

Komuna e Obiliqit ndan 15 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka bërë të ditur se kanë ndarë 15 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Gashi në një shkrim të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se kërkesa e tij për ndarjen e këtyre mjeteve financiare është aprovuar me të gjitha votat gjatë seancës së jashtëzakonshme të mbajtur sot, transmeton Telegrafi.

“Me një minutë heshtje për të gjithë njerëzit që humbën jetën nga termeti në Shqipëri, filluam seancën e jashtëzakonshme sot. Në këtë seancë aprovuam me gjitha votat për, kërkesën time për ndarjen e mjeteve financiare prej 15,000.00€ për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Bashkëndjejmë dhimbjen me ju Shqipëri”, ka shkruar ai.

Ndryshe, nga tërmetet e fuqishme që kanë goditur Shqipërinë deri tani kanë humbur jetën 49 persona, kurse mbi 700 tjerë janë lënduar. Dridhjet e tokës kanë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale./Telegrafi/

Exit mobile version