Me kërkesë nga Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, drejtuar Kryesuesit të Kuvendit Komunal Burim Gërguri, dje është mbajtur mbledhja urgjente e Kuvendit Komunal të Komunës në Palestrën Sportive “Adem Jashari“ duke respektuar kështu distancat dhe rekomandimet nga IKSHPK, me vetëm një pikë të rendit të ditës: “Lejimi i mjeteve financiare në shumë prej 100.000.00 € për shkak të gjendjes emergjente shëndetësore nga virusi COVID-19″.
Në fjalën e tij para anëtarëve të Kuvendit Komunal, Kryetari i Komunës Xhafer Gashi njoftoj për punën dhe angazhimin e gjithë anëtarëve të shtabit emergjent lokal.
“Që nga data e formimit të këtij shtabi 13 Mars 2020 e deri me sot anëtarët e shtabit komunal janë në shërbim të qytetarëve tanë duke kontribuar në parandalimi e këtij armiku të padukshëm“, po ashtu ka shprehur falënderimin e tij për anëtarët e Kuvendit që ju kanë përgjigjur thirrjes: “ Falënderoj Kryesuesin, anëtarët e Kuvendit Komunal për prezencën e tyre sot në këtë situatë të jashtëzakonshme në marrjen e një vendimi shumë të rëndësishëm për qytetarët e Komunës sonë që sot janë në gjendje të rëndë sociale e më së shumti ju duhen pakot ushqimore dhe higjienike”, u shpreh Gashi.
Ai ka bërë thirrje për unitet politik në këto kushte të jashtëzakonshme.
“Në situata të tilla nuk është momenti për ngjyrime politike por për unitet të plotë në mbrojtjen e kombit dhe popullit tonë! Të bashkuar kundër pandemisë”.
Në mbledhjen urgjente të KK Obiliq, me vota unanime nga amtarët e Kuvendit Komunal është aprovuar kërkesa e Kryetarit të Komunës për “Lejimi i mjeteve financiare në shumë prej 100.000.00 €“, këto mjete financiare do shfrytëzohen për ndarjen e pakove ushqimore për 1.000 familje me asistencë sociale në komunën tonë në vlere prej 50€ dhe shuma tjetër për dezinfektimin e QKMF-së, QMF-ve, AMF-ve, autoambulancave, institucioneve tjera publike dhe në theks të veçantë shtëpitë në rast të identifikimit pozitiv të personave me virusin COVID-19.