Komuna e Novacit festuar 21 vjetorin e formimit si njësi e vetëqeverisjes lokale. Aktivitetet filluan me mbledhjen e kryetarit, Llazar Kotevski, me administratën publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më pastaj, u vendosën lule të freskëta te varri i Pece Matiçevskit, ushtar i vrarë në vitin 2001 në luftimet me UÇK-në. Në këtë komunë nesër do të ketë ditë të hapur, aktivitete sportive, etj.
Komuna e Novacit si njësi e vetëqeverisjes lokale ekziston qysh në vitin 1996, dhe përbëhet nga tre komunat e mëhershme të Novacit, Baçit dhe Staravinës./Telegrafi/