Komuna e Mitrovicës Veriore ka vendosur të ndajë subvencione për fëmijët e lindur në vitin 2024 si dhe për çiftet e reja.
Familjet e fëmijëve të lindur në vitin 2024 do të subvencionohen me 300 euro, ndërsa çiftet e reja me 500 euro.
Për këtë ka njoftuar Komuna e Mitrovicës së Veriut përmes një njoftimi në Facebook.
Premtimin për të dhënë nga 500 euro për secilën nënë që lind fëmijë në Rahovec, e ka mbajtur edhe kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.
Çdo nënë që lind në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti” në Rahovec do të përfitojë 500 euro.