Site icon Telegrafi

Komuna e Mitrovicës u bën thirrje qytetarëve për kujdes kur vizitojnë Parkun e Erës në Bajgorë

Komuna e Mitrovicës ka publikuar një njoftim që ka të bëjë me sigurinë e qytetarëve që e vizitojnë Parkun e Erës në Shalë të Bajgorës.

Komuna ka ftuar qytetarët që t’i evitojnë qëndrimet afër turbinave, sidomos në kushte të ashpra meteorologjike dhe gjatë kohës kur turbinat janë në funksionim, shkruan Telegrafi.

“Mbani sytë hapur për çdo komunikim zyrtar ose përditësime në lidhje me masat e sigurisë dhe operacionet e turbinave”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se qytetarët duhet të ushtrojnë kujdes të shtuar gjatë aktiviteteve të turbinave ta erës dhe të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme që lidhen me objektet që bien.

“Siguria juaj është prioriteti ynë kryesor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version