Site icon Telegrafi

Komuna e Mitrovicës tregon se si qytetarët mund të përfitojnë zbritje të tatimit në pronë

Komuna e Mitrovicës

Sektori i Tatimit në Pronë në Komunën e Mitrovicës ka njoftuar se qytetarët mund të përfitojnë zbritje të tatimit në pronë.

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se kjo është e mundur nëse prona e tyre është e regjistruar si banim kryesor, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se për të përfituar nga kjo zbritje është e nevojshme që prona të regjistrohet me numër personal në komunën ku ndodhet.

“Sektori i Tatimit në Pronë njofton të gjithë qytetarët se mund të përfitojnë zbritje të tatimit në pronë për banim primar, nëse prona e tyre është e regjistruar si banimi kryesor. Për të përfituar këtë zbritje është e nevojshme që prona të regjistrohet me numër personal në komunën ku ndodhet”, thuhet në njofm.

Tutje thuhet se regjistrimi duhet të bëhet para datës 30 nëntor.

“Regjistrimi duhet të bëhet para datës 30 Nëntor. Për informacion më të detajuar, mund t’i drejtoheni Sektorit të Tatimit në Pronë. Mos e humbni këtë mundësi!”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version