Site icon Telegrafi

Komuna e Mitrovicës shpërndan ujë për qytetarët: Është vetëm për përdorim higjienik, jo për konsum

Pamje nga shpërndarja e ujit

Pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc në Varagë të Zubin Potokut, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Mitrovicës ka shpërndarë ujë për qytetarët.

Uji është shpërndarë në qendër të qytetit dhe në rrugën “Ali Zeneli”, shkruan Telegrafi.

“Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, z. Bahtir Maxhuni, së bashku me Njësitë e Zjarrfikësve, gjatë ditës së sotme kanë shpërndarë ujë në disa lokacione të qytetit të Mitrovicës, respektivisht në qendër të qytetit dhe në rrugën “Ali Zeneli”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se uji i shpërndarë është i përshtatshëm vetëm për përdorim higjienik dhe nuk rekomandohet për konsum të pijshëm.

“Komuna e Mitrovicës mbetet e mobilizuar për të përmbushur çdo kërkesë dhe për të ndihmuar qytetarët në këtë situatë të vështirë”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version