Site icon Telegrafi

Komuna e Mitrovicës shpërndan fidane dhe sisteme moderne të ujitjes për fermerët

Sot janë shpërndarë fidane të arrave e lajthive dhe sisteme moderne të ujitjes për fermerët e Mitrovicës.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunnë e Mitrovicës, Ferdi Kadriu ka thënë se kjo është bërë me synimin për të krijuar pesë hektarë të rinj pemishte, shkruan Telegrafi.

Kadriu ka thënë se sistemet moderne të ujitjes sigurojnë rritje cilësore dhe prodhim të qëndrueshëm.

“Që nga viti 2022, kemi bërë hapa të rëndësishëm drejt zgjerimit të pemishteve në Mitrovicë, duke shpërndarë fidane të arrave dhe lajthive për fermerët tanë. Kjo nismë ka vazhduar me sukses edhe sot, me synimin për të krijuar 5 hektarë të rinj pemishte, të pajisura me sisteme moderne të ujitjes që sigurojnë rritje cilësore dhe prodhim të qëndrueshëm”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo është “dëshmi e përkushtimit” për t’i përkrahur fermerët.

“Kjo iniciativë, e cila po përmbyllet me shumë sukses, është një dëshmi e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për të mbështetur fermerët dhe për të forcuar sektorin bujqësor në vend”, ka thënë tutje ai. /Telegrafi/

Exit mobile version