Site icon Telegrafi

Komuna e Mitrovicës ndan 300 bursa për studentë

Komuna e Mitrovicës

Sot, Komuna e Mitrovicës ka ndarë bursat për vitin akademik 2024/2025.

Janë gjithsej 300 studentë që janë përfitues të këtyre bursave, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se komisioni për ndarjen e bursave për studentë ka bërë përzgjedhjen e përfituesve të këtyre bursave.

Sipas njoftimit, nga 300 përfitues të bursave, 298 përfitues janë shqiptarë dhe dy të tjerë nga komunitetet.

Kujtojmë që më 30.10.2024, në seancën e 35-të të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës ishte propozuar rritja e numrit të studentëve përfitues të bursave, e kryetari i kësaj Komune, Bedri Hamza kishte propozuar që numri i bursave të rritet në 300.

“Propozoj që numri i bursave të rritet në 300. Çdo vit kemi pasur rritje të numrit dhe çdo vit kemi pasur kërkesa më tepër se që kemi pasur mundësi”, kishte thënë Hamza. /Telegrafi/

Exit mobile version