Site icon Telegrafi

Komuna e Mitrovicës fton qytetarët të marrin pjesë në festivalin “Green Fest”

Festivali "Green Fest"

Komuna e Mitrovicës i ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në festivalin “Green Fest”.

Ky festival do të fillojë këtë të mërkurë dhe do të zgjasë pesë ditë, derisa pjesëmarrja në hapjen e tij është falas, shkruan Telegrafi.

Vendi ku do të mbahet festivali “Green Fest” është Parku i Qytetit në Mitrovicë.

“Bashkohuni me ne në këtë udhëtim artistik dhe të gjelbër që do të zgjas për pesë ditë me radhë!”, thuhet në njoftim.

Hapja e “Green Fest” do të bëhet me ekspozitën artistike “Projekti Drini” nga Ferdi Limani, shfaqja e dokumentarit “In the name of Vjosa” me regjisor Matthias Leupold dhe Eric Berg, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, sipas njoftimit, programi kulturor do të vazhdoj me “Cicërrimat Buzë Ibrit”, për ta përmbyllur natën me muzikë festive nga “Don’t Listen to Your Neighbour”. /Telegrafi/

Exit mobile version