Site icon Telegrafi

Komuna e Ministria përplasen për menaxhimin e shpellës së Gadimes (Video)

Po vazhdon ende lufta ndërmjet Komunës se Lipjanit dhe Ministrisë së Mjedisit për menaxhimin e shpellës së Gadimes.

Sipas zyrtarëve komunalë, përveç që ajo është në territor të tyre, do të menaxhonin shumë më mirë sesa Ministria e Mjedisit.

Kryetari Imri Ahmeti thotë se Shpella mbyllet shumë herët dhe se kanë shumë kërkesa nga vizitorët.

Ndërs,a në Ministrinë e Mjedisit thonë se Komuna e ka pasur nën menaxhim shpellën, por krejt çka ka bërë është shkatërrimi i saj.

Ilir Monrina, kryeshef në Agjencinë për Mbrojtje të Mjedisit, është i bindur që Komuna nuk mund të menaxhojë mirë me këtë shpellë, por as nuk ka marrë ende kërkesë zyrtare për këtë.

Me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, Shpella e Gadimes është shpallur Monument i natyrës me rëndësi të veçantë dhe si i tillë, komunat nuk mund të menaxhojnë me pasuri nacionale, për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme që kanë.

Exit mobile version