Këshilli i komunës Mavrovë-Rostushë ka marrë vendim me çka çdo familje e cila do të ketë fëmijë të lindur në vitin 2018, do t’u ndahet një shumë parash prej pesë mijë denarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e Këshillit të komunës, ishte sqaruar se ndarja e ndihmës për çdo fëmijë të lindur këtë vit, është në pajtueshmëri me programin për mbrojtje sociale në komunën e Mavrovës-Rostushe.
Kryetari i komunës, Medat Kurtovski deklaroi se kjo ndihmë financiare ka të bëjë vetëm për fëmijët e lindur në familjet të cilët janë me vendbanim të përhershëm në territorin e komunës së Mavrovë-Rostushë, ndërsa nuk vlen për familjet e gurbetqarëve që jetojnë jashtë shtetit. /Telegrafi/