Telegrafi

Komuna e Manastirit thotë se janë paguar mjetet për transportin e nxënësve

Komuna e Manastirit njofton se ditëve të fundit i ka paguar mjetet e nevojshme, për transportin e nxënësve të shkollave të mesme.

“Pas analizave të bëra dhe vërtetimit të xhirollogarive, Komuna e Manastirit ditëve të fundit ka paguar mjetet për nxënësit e shkollave të mesme, të cilët shfrytëzojnë transport për ndjekjen e mësimit në periudhën prej fillimit të këtij viti shkollor”, thonë nga Komuna, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prej atje shtojnë se nxënësit të cilët i kanë poseduar dokumentet e nevojshme (kërkesë me fotokopje të letërnjoftimeve të prinërve, xhirollogari, vërtetim për ndjekjen e mësimit), u janë paguar mjetet për transport, në pajtim me vendimin e Këshillit të Komunës së Manastirit.

Ndryshe, që nga fillimi i vitit shkollor 2018/19 nxënësit në Komunën e Manastirit kanë pasur probleme me transportin, për shkak të mospagesës së mjeteve të nevojshme./Telegrafi/