Site icon Telegrafi

Komuna e Manastirit ndanë 27 milionë denarë për kulturë gjatë vitit 2017

Gjithsej 27 milionë denarë ka ndarë Komuna e Manastirit nga buxheti i vitit 2017 për kulturë, manifestime dhe aktivitete kulturore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të realizojmë projekte të shumta në sferën e kulturës, një pjesë e tyre në kontekstin tradicional dhe disa tjerë më të vogël. Ky trend do të vazhdojë, i cili njëkohësisht ju jep mundësi artistëve të ri nga Manastiri, të jenë pjesë e ofertës kulurore gjatë vitit 2017”, njoftuan nga Komuna e Manastirit.

Nga kjo komunë gjithashtu njoftuan se gjatë vitit 2017, theks të veçantë do të vendosin mbi bashkëpunimin ndërkomunal me disa komuna të mëdha nga Evropa./Telegrafi/

Exit mobile version