Site icon Telegrafi

Komuna e Malishevës vazhdon takimet me Policinë dhe drejtorët e shkollave me temën “Siguria në shkolla”

Gjatë ditës së sotme në Komunën e Malishevës është zhvilluar takimi në mes të Policisë së Kosovës, Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë, si dhe dejtorët e shkollave, takim në të cilin është diskutuar tema “Siguria në shkolla dhe hapat që po ndërmerren në parandalimin e dukurive negative”.

Shefi i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Sabit Berisha, gjatë këtij takimi ofroi bashkëpunimin e intitucionit të cilin ai e përfaqëson, si dhe bashkëpunimin e drejtorëve të shkollave, në mënyrë që në shkolla të krijohet një ambient sa më i sigurtë për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ndërsa drejtorët e shkollave parashtruan kërkesat e tyre që të ekzistojë një vazhdimësi e mëtejme bashkëpunimi me prindër dhe struktura të tjera të shkollës.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Komandati i Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, i cili së bashku me zyrtarë të tjerë u treguan të gatshëm për bashkëpunim me të gjitha palët që ambienti në shkolla të jetë sa më i sigurtë. /Telegrafi/

Exit mobile version