Site icon Telegrafi

Komuna e Malishevës tregon kush e asfaltoi rrugën që e shkatërroi uji

Komuna e Malishevës ka sqaruar se rrugën Rud-Sferkë e ka ndërtuar Ministria e Infrastrukturës dhe pjesa e dëmtuar është në territorin e Klinës.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Malishevës thuhet se “rruga që lidhë fshatin Rud me fshatin Sferkë, është ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa pjesa e dëmtuar e rrugës, është në territorin e Klinës”.

Komuna e Malishevës, bën të ditur se e ka dhënë njoftimin për qytetarë që të mos kalojnë në atë pjesë për shkak të rrezikshmërinë.

“Këtë sqarim publik e bëjmë me qëllim të sqarimit të opinionit dhe mediave, sepse atë rrugë nuk e ka ndërtuar Komuna, po Ministria dhe as pjesa e dëmtuar nuk është në territorin e Malishevës. Sidoqoftë, deri te dëmtimi i rrugës ka ardhur si pasojë e vërshimeve të mëdha, pra nga natyra”, vijon njoftimi.

Ndryshe, reshjet e mëdha të shiut që ranë gjatë ditëve të fundit, kanë shkaktuar probleme të mëdha në Komunën e Malishevës. /Telegrafi/

Exit mobile version