Telegrafi

Komuna e Malishevës: Rrugët kryesisht janë të kalueshme por ka  vështirësi

Reshjet e borës kanë krijuar probleme në disa komuna të Kosovës.

Komuna e Malishevës, ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të mëdha, rrugët kryesisht janë të kalueshme por ka  vështirësi, sidomos në rrugët e vendbanimeve malore, në malet e Berishës dhe në drejtim të fshatit Llapçevë.

Sipas tyre, operatori për mirëmbajtjen e rrugëve është në terren.

Lexo po ashtu Bllokime rrugësh e aksidente pas reshjeve të borës - apelohet për kujdes

“Edhe ekipet përgjegjëse komunale, të prira nga nënkryetari I Komunës Hajdin Berisha, gjithashtu janë në terren. Rrugët nuk janë të bllokuara, por ka vështirësi në qarkullim për shkak të borës se vazhdueshme që po bie”, thuhet në njoftim.

Apelohet që qytetarët të kenë kujdes të shtuar.

“Qytetarëve ju behet thirrje për kujdes të shtuar dhe të mos dalin me vetura në rrugë, pa pajisje dimërore”, thuhet në fund, njofton Telegrafi.