Komuna e Malishevës ditë më parë ka nisur me lirimin e hapësirave publike në rrugën “Ibrahim Mazreku”.
Në njoftimin që kishte bërë komuna, thuhej se lirimi i hapësirës publike, përveç në këtë rrugë, do të vazhdoj në të gjitha rrugët në Malishevë.
“Lirimi i hapësirës publike, është mirëpritur nga ana e qytetarëve, ndërsa më e rëndësishmja është se vet shfrytëzuesit janë duke e liruar hapësirën, dhe për këtë mirëkuptim, janë falënderuar nga ana e qeverisë komunale”, thuhej në njoftim.
Aksioni i lirimit të hapësirës publike në këtë rrugë, është përcjellë nga zyrtarët dhe përgjegjësit e drejtorive përkatëse komunale, si dhe nga organet e rendit, dhe në të njëjtën kohë janë zhvilluar të gjitha procedurat e nevojshme ligjore gjatë lirimit të hapësirës.
Zyrtarë komunal ndërkaq e kanë quajtur këtë veprim si të nevojshëm, siç janë shprehur ata për ta urbanizuar Malishevën në qytet modern. /Telegrafi/