Site icon Telegrafi

Komuna e Malishevës: Furnizimet me maska mbrojtëse nga MSH mjaftuan vetëm për 6 ditë

Pas reagimit të Ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me furnizimet me material mbrojtës për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në kuadër të masave për luftimin e pandemisë COVID-19, ka reaguar komuna.

Përmes një njoftimi, thonë se furnizimet me maska mbrojtëse nga MSH mjaftuan vetëm për 6 ditë

“Pa dashur të hyjmë në polemikë, por për të kërkuar furnizime, na detyruan edhe neve si komunë që ta sqarojmë opinion publik, por edhe ministrinë me një shembull të thjeshtë, 890 maska të dërguara, mjaftojnë vetëm për  ditë për personelin e QKMF-së.

Lexo po ashtu ​Reagon MSh-ja, publikon furnizimet që i ka dërguar në komunën e Malishevës

Në QKMF të  Malishevës, janë gjithsejtë 144 punëtor shëndetësor, të cilët përballen çdo ditë me rrezikun e pandemisë COVID-19. Nga furnizimet të cilat më në fund i bëri publike edhe ministria, nga data 11 mars, e deri më sot, në furnizimet e saj ka sjellë gjithsejtë 890 maska mbrojtëse, e nëse kjo pjesëtohet me numrin e personelit që punon 24 orë në ditë, ky furnizim është i mjaftueshëm vetëm për 6.1 ditë. A është kjo e mjaftueshme, le ta vlerëson vet ministria!

Nga data 11 mars, e deri më sot, janë 17 ditë, ndërsa maska mbrojtëse janë sjellë vetëm për 6 ditë.

E vlerësojmë punën e Ministrisë së Shëndetësisë, sikur edhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Klinikës Infektive, Policisë së Kosovës, si dhe të shtabit emergjent komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, dhe vazhdojmë të kërkojmë më shumë përkrahje për Malishevën, pasi edhe numri i të prekurve me COVID-19, e tregon më së miri gjendjen”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version