Telegrafi

Komuna e Malishevës dezinfekton shtëpitë e banorëve të infektuar me COVID-19 në këtë komunë

Komuna e Malishevës ka vazhuar edhe këtë fundjavë të dezinfektoj objektet dhe hapësirën e jashtme të familjeve nga kjo komunë të cilët janë të prekur nga COVID-19.

Gjatë të shtunës, siç njofton komuna përmes një komunikatë kanë përmbyllur ciklin e dezinfektimit të të gjtiha rasteve të prekura deri më tani.

“Që nga fillimi i marrjes së masave parandaluese dhe masave tjera për luftimin e pandemisë së COVID-19, Komuna e Malishevës, disa herë ka bërë dezinfektim të hapësirave në qytetet, pastaj objektet e institucioneve, përfshi edhe objektet shëndetësore, si dhe me projektin humanitar të “Zona Park”, edhe shtëpitë e të prekurve”, thuhet në komunikatë.

Përveç masës së dezinfektimit të deritanishëm, në ditët në vijim Komuna e Malishevës, pritet t’i shtoj këto masa parandaluese të dezinfektimit. /Telegrafi/