Telegrafi

Komuna e Lipjanit publikon pamje kur një qytetar dëmton ulëset te fusha sportive

Komuna e Lipjanit ka publikuar disa pamje ku një qytetar shihet duke dëmtuar ulëset te fusha sportive.

Dëmtimin e ulëseve e ka dënuar edhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili ka thënë se ruajtja e aseteve publike dhe investimeve publike është detyrë e të gjithë neve.

“Huliganizmi dhe dëmtimi i pasurisë shtetërore është i dënueshëm. Kërkohet një ndërgjegjësim i përbashkët për t’u kujdesur për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe investimeve publike.
(Para pak ditësh kjo sjellje tek fushat sportive për ne është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga të gjithë)”, thotë ai.

Kryetari Ahmeti apelon tek të gjithë qytetarët që të kujdesen sa më shumë për ruajtjen e investimeve publike./Telegrafi/