Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) njofton se me kërkesë të vetëqeverisjes lokale të Zelenikovës, Çuçek Sandevës dhe Likovës, ka angazhuar mekanizëm shtesë ndërtimor për përballjen me prurje e dëborës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për t’u dalë në ndihmë komunave në fjalë janë angazhuar katër maqineri ndërtimore. DMSH-ja gjithashtu bën të ditur se janë të përgatitur që të angazhohen në raste të prurjeve të dëborës në pjesën më të madhe të territorit të Maqedonisë./Telegrafi/