Komuna e Kumanovës do ta përmirësojë propagandën turistike dhe kushtet për qëndrim të turistëve në Kumanovë, me një shumë 400 mijë denarëshje në nivel vjetor, informoi sot Sektori për administrim të të ardhurave, planifikim strategjik dhe zhvillim lokal ekonomik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Programi, sqaron udhëheqësi i sektorit, Zoranm Pavllovski është sjellur në bazë të Ligjit për menaxhim lokal përcaktohet destinimi i mjeteve për propagandë të përgjithshme turistike dhe përmirësimin e kushteve për qëndrim të turistëve për vitin 2017.
Për broshurat ‘Vizito Kumanovën’ që do të shtypen në gjuhën maqedone, shqip, sërbe, rome, do të harxhohen 80 mijë denarë, njofton AIM.
Poashtu do të shpërblehen edhe fotografitë me motive nga Kumanova. /Telegrafi/