Telegrafi

Komuna e Kumanovës kërkon më shumë pika testimi për coronavirus

Më shumë pika testimi për coronavirus. Këtë e kërkoi Shtabi i Krizës në Kumanovë.

Ata duan që qeveria të detyrojë Institutin e Shëndetit Publik që të publikojë rezultatet e testimit për Covid-19 në kohën e duhur.

Për të gjithë transportin e mallrave, bankat dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve që veprojnë në pikën kufitare Tabanoc, rekomandohet që ata të rregullojnë mënyrën e funksionimit të tyre në përputhje me rregulloret dhe rekomandimet e qeverisë.

Komuna duhet të mbyllë parkun e qytetit “Sokolana”, dhe qytetarët nuk duhet të përdorin parqet për fëmijë dhe argëtime që janë shënuar me shirita që janë mbyllur.

Kumanova sot humbi dy persona të cilët vdiqën si pasojë e komplikimeve nga coronavirusi./Telegrafi/