Komuna e Kërçovës ishte njëra ndër komunat që nuk bëri dekorime të qytetit me rastin e festave të fundvitit. Mirëpo, harxhimet janë harxhuar për një çështje tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto para komuna i ka harxhuar për ndihma humanitare për familje me nevoja sociale në qytet dhe në rrethinë. Ndihmat humanitare u dërguan në Zajaz, Osllomej, Vraneshticë, Drugovë si edhe në disa lagje brenda në qytet.
Pëveç ndihmave humanitare, komuna ka shpërndarë edhe mjete financiare, si pjesë e këtij aksioni./Telegrafi/