Këshilli i Komunës së Kërçovës, mbrëmë në seancë të jashtëzakonshme me propozim të kryetarit të komunës, Fatmir Dehari, mori vendim për ndarjen e 12.000 eurove për viktimat e tërmetit në Shqipëri.
“Këshilli komunal në koordinim me kryetarin Dehari mori vendim që t’u ndihmohet me mundësitë tona viktimave në tërmetin në Republikën e Shqipërisë me 12.000 euro në kundërvlerë të denarit”, tha kryetari i këshillit, Aqif Mehdiu.
Ai falënderoi këshilltarët e Komunës që në mënyrë unanime votuan për miratimin e kësaj ndihme.
Komuna gjithashtu shpalli ditën e sotme (27 nëntorin) ditë zie./Telegrafi/