Këshilli i Komunës së Kërçovës sot në seancën e 48-të miratoi strategjinë për veprim të Këshillit rinor lokal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Strategjia është përpunuar se bashku me OSBE-në pas anketës në të cilën janë përfshirë 500 persona. Miratimi i kësaj strategjie është përshëndetur nga kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.
Në seancën e Këshillit Komunal gjithashtu u diskutua edhe për çështje tjera nga sfera e infrastrukturës, për të cilat siç theksoi udhëheqësi i sektorit financiar Burim Kadriu, komuna do të mundohet të intervenojë./Telegrafi/