Site icon Telegrafi

Komuna e Kavadarit do t’i ndihmojë familjet e prekura nga të reshurat e shiut

Komuna e Kavadarit do t’i ndihmojë familjet e prekura nga të reshurat e shiut të muajve qershor dhe korrik. Kështu vendosi Këshilli komunal në seancën e fundit që u mbajt gjatë ditës së djeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë vendim, autoruzohet Komisioni i formuar me vendim të kryetarit të Kavadarit, në bashkëveprim me Komisionin për finacna dhe buxhet pranë vetëqeverisjes lokale, për të bërë rialokimin e mjeteve financiare të buxhetit lokal për vitin 2017.

Ndihma do të përbëhet nga shpërndarja e mjeteve financiare në vlerë prej 30% të vlerësimit të dëmit, në pajtim me procesverbalet nga ekspertiza në vendin e ngjarjes./Telegrafi/

Exit mobile version