Telegrafi

Komuna e Karposhit përfshihet në projektin ”Mapaton” për personat me nevoja të veçanta

Komuna e Karposhit do të përfshihet në projektin ”Mapaton” për hartëzimin e të gjitha vendeve të arritshme, e parasegjithash edhe për pengesat me të cilat përballen personat me nevoja të veçanta në vendet ku jetojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të komunës Karposh, projekti është një nismë e UNDP-së dhe bëhet fjalë për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta në zbatimin e aplikaconit android që do t’u mundësojë ndërveprim në hartëzimin e vendeve të arritshme./Telegrafi/