Site icon Telegrafi

Komuna e Kamenicës i pezullon shërbimet për qytetarët borxhlinj të tatimeve

Komuna e Kamenicës njofton se ka pezulluar disa shërbime komunale për qytetarët të cilët nuk e kanë paguar Tatimin në Pronë tash e disa vite.

Siç bëhet e ditur në njoftim, për qytetarët borxhlinj të tatimeve janë pezulluar të gjitha shërbimet kadastrale, shërbimet për Planifikim dhe Urbanizëm, shërbimet rregullatore, si dhe është bërë ndalesa dhe pezullimi I shërbimeve të tjera.

Ky vendim sipas komunës do të vlejë deri në pagesën e plotë të detyrimeve tatimore të papaguara.

“Komuna pezullon shërbimet Brenda tre (3) ditëve të pune pas ditës së fundit për pagesë. Komuna pezullon shërbimet deri në pagesën e plotë të detyrimeve tatimore të papaguara. Me qëllim marrjen shërbimeve që ofrohen nga Zyra apo Drejtori të ndryshme në Komunë, tatimpaguesit janë të detyruar të paraqesin pranë këtyre të fundit një vërtetim pagese, i cili përcakton se të gjitha detyrimet tatimore të papaguara janë paguar”, thuhet në njoftimin për media./Telegrafi/

Exit mobile version