Komuna e Kamenicës ka patuar rreth 1 milionë denarë për masa sociale dhe krijimin e kushteve për përfshirje dhe përmirësim të gjendjes së grupeve të rrezikuara sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i kësaj komune, Darko Mitevski tha se vëmendje i kanë kushtuar jetës së përgjithshme shoqërore, si në kulturë, sport dhe çështje sociale, duke shtuar se shuma e lartëpërmendur është planifikuar që të shfrytëzohet edhe në vitin 2017.
Ai thotë se komuna në fjalë ka treguar përkushtim për zgjidhjen e të gjitha problemeve me të cilat përballen qytetarët e komunës, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetës në komunë./Telegrafi/