Komuna e Kamenicës Maqedonase ka blerë konteniera të reja dhe kanaçe për mbeturina të cilët banorët e kësaj komune do t’i marrin falas, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Siç thekson kryetari i komunës Darko Mitevski kjo blerje e re është vazhdimësi e aktivitetit të vitit të kaluar e cila u dëshmua si vendimi i mirë për zgjidhjen e problemit me deponitë e egra dhe përmirësimin e menaxhimit me mbeturinat.
‘Komuna e Kamenicës maqedonase edhe këtë vit ka blerë 10 konteniera nga 5 metra kub të caktuara për zonat rurale, 30 kontenierë nga 1 metër kub dhe 200 kanaçe për amvisëritë në qytet. E kemi vazhduar blerjen për kanaçe të reja dhe konteniera për mbeturina për zonat rurale, por edhe zonat qendrore’, thotë ndër të tjera Mitevski.
Ai shton se deri tani janë blerë 600 kanaçe për mbeturina, kurse banorët do t’i marrin falas. /Telegrafi/