Site icon Telegrafi

Komuna e Kamenicës blen lodra për fëmijët të cilët janë në karantinë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se në këtë situatë të jashtëzakonshme janë duke bërë çdo gjë që familjeve në vetizolim të mos u mungojë rutina, dhe se për fëmijët kanë blerë lodra të ndryshme.

I pari i Kamenicës ka pohuar se fëmijët duhet të mos e kenë ndjesinë e ngarkesës psikike, prandaj ata do të zhvillojnë aktivitete me materialet që kanë siguruar, transmeton Telegrafi.

“Ndonëse është situatë e jashtëzakonshme, ne jemi duke bërë çdo gjë që familjeve në vetizolim të mos u mungojë rutina. Ndër të tjera kemi dashur t’ua bëjmë fëmijëve këtë kohë më të lehtë duke ju blerë lodra, ngjyra, mjete shkollore, puzzle, rubikon e libra me tregime”.

“Që këta fëmijë të mos e kenë ndjesinë e ngarkesës psikike në këto ditë sfiduese, ata do të zhvillojnë aktivitete me këto materiale të cilat ua kemi siguruar përmes donacioneve të qytetarëve e bizneseve vullnetmirë të komunës sonë. Një pjesë e kemi siguruar dhe për pjesën tjetër ju ftojmë të na bashkangjiteni në këtë iniciativë. Faleminderit vullnetarëve”, ka shkruar Kastrati në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version