Telegrafi

Komuna e Istogut shpall ftesë për ofertuesit për ekskursionin e nxënësve të Gjimnazit “Haxhi Zeka”

Në kuadër të organizimit të ekskursionit për nxënësit e klasave përfundimtare të Gjimnazit “Haxhi Zeka”, Komuna e Istogut ka shpallur një ftesë për ofertuesit, duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së kritereve të përcaktuara në aspektin teknik dhe ligjor.

Sipas drejtorit të Gjimnazit “Haxhi Zeka”, Ibrahim Bytyçi, synimi është që të zgjidhen operatorë të licencuar dhe të besueshëm që garantojnë sigurinë dhe komoditetin e nxënësve gjatë ekskursionit.

“Kriteret kryesore për ofertuesit përfshijnë kontrollin teknik të autobusëve, komoditetin e udhëtimit, dhe dokumentacionin e plotë për drejtuesit e autobusëve, thuhet në njoftim.

Njoftim/ Foto nga Komuna e Istogut në Facebook

Një aspekt kyç është se vetëm tre operatorë do të përzgjidhen nga Drejtoria e Arsimit, bazuar në oferta të mire vlerësuara që përmbushin standardet e kërkuara.

“Kërkesat për ofertuesit përfshijnë: Licencim të plotë të agjencisë, autobusë me klimë dhe komoditet, shoferë me dokumentacion të rregullt, përkujdesje shëndetësore për nxënësit dhe personelin, Sigurimi i vendosjes dhe ushqimit për nxënësit, një kontratë e lidhur me hotelin Bonita në Shqipëri”, shkruhet më tutje në njoftimin e komunës së Istogut transmeton Telegrafi.

Ekskursioni do të zgjasë 5 ditë dhe do të përfshijë vizita në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Afati për dorëzimin e ofertave është nga 16 shtatori deri më 19 shtator 2024, ndërsa hapja e ofertave do të bëhet më 19 shtator në ora 13:30 në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Istog. /Telegrafi/.